Albion Rrahmani ka impresionuar me fanellën e Rapid Bukureshtit, ku ka arritur të shënojë 17 gola në 26 ndeshje, duke shtuar edhe pesë asistime.
Disa skuadra të rëndësishme në Evropë janë duke luftuar për shërbimet e sulmuesit, mes tyre Sparta Pragë dhe Rangers.
Sipas Digi Sport, skuadra çeke e interesuar për Rrahmanin është Slavia e Pragës, por çekët kanë ofruar vetëm 3 milionë euro, ndërsa Rapid kërkon rreth 8 milionë euro.
Kështu, duke qenë se diferenca mes dy palëve është mjaft e madhe, është e vështirë të besohet se sulmuesi ynë do të shitet në Çeki, duke i dhënë më shumë gjasa Skocisë.
Glasgow Rangers po i afrohet shumë Albion Rrahmani, pasi ka ofruar rreth 6 milionë euro, madje një nga zyrtarët e Rangers ka pasur tashmë bisedime me përfaqësuesit e lojtarit.
Nga Rapidi kanë deklaruara se Albion Rrahmani do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, një rekord që aktualisht mbahet nga Rares Ilie që u shit te OGC Nice për 5 milionë euro./Telegrafi/