Sulmuesi brazilian, Raphinha do të fluturojë sot (e mërkurë) për në Spanjë për të përfunduar transferimin e tij te Barcelonë.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka njoftuar se Raphinha do të udhëtoj sot për të kompletuar transferimin në Camp Nou.
Sipas tij, një kontratë deri në verën e vitit 2027 tashmë është rënë dakord pasi 25-vjeçari u përpoq shumë për t’iu bashkuar klubit të tij të ëndrrave.
Raphinha to Barcelona, here we go! Full agreement reached with Leeds after today’s bid accepted: €58m fixed fee plus add-ons up to total €67m package. 🚨🔵🔴 #FCB
Raphinha only wanted Barça since February and he’s set to sign until June 2027, time for documents and contracts. pic.twitter.com/JtLXCXa03e
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 12, 2022
Barcelona u përball me konkurrencë për sulmuesin e Leeds United, por në fund thuhet se ka fituar garën për një shifër prej 58 milionë euro plus nëntë milionë bonuse.
Raphinha është bërë një reprezentues i rregullt i Brazilit dhe një nga lojtarët sulmues më dinamikë në Ligën Premier që nga mbërritja në Elland Road në verën e vitit 2020 dhe nuk ka kaluar pa u vënë re.
Raphinha will fly to Spain today in order to complete his move to Barcelona. Contract until June 2027 to be signed soon. Raphinha did anything to join Barça, his biggest dream. 🛩🇧🇷 #FCB
Barcelona board, now pushing on Robert Lewandowski and feeling confident. Key days ahead. pic.twitter.com/IddsmjsG4D
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 13, 2022
Arsenali, Chelsea dhe Tottenham Hotspur e kërkonin atë, por Raphinha donte vetëm Barcelonën dhe tani duket se ai do të marrë atë që dëshiron.
Braziliani nuk do të jetë i vetmi që do të arrijë në Camp Nou këtë verë, pasi bordi i Barcelonës po shtyn të mbyllë një marrëveshje për sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, i cili ashtu si Raphinha dëshiron të bashkohet vetëm me Barçën. /Telegrafi/