Raphiha duket se ka vendosur të mbetet te Barcelona, përkundër interesimeve nga klubet arabe.
Sipas Fabrizio Romano, Raphinha u kontaktua nga ndërmjetës që punonin në një pjesë të klubeve të Ligës Pro Saudite kohët e fundit.
Përfaqësuesit e kontaktuan atë për të pyetur anësorin e Barcelonës për disponueshmërinë e tij të mundshme për tu transferuar gjatë afatit kalimtar veror.
Por Raphinha e bëri të qartë se ai dëshiron të qëndrojë në Barça dhe nuk është i interesuar për një lëvizje në Arabinë Saudite.
Është përparësia e anësorit brazilian që të shkëlqejë nën drejtimin e Hansi Flick dhe të bëhet pjesë kyçe e planeve të tij.
Qëndrimi i Raphinhas sigurisht se nuk do t’i pëlqejë Barcelonës, pasi katalunasit pretendonin për ta shituar atë në mënyrë që të financojnë transferimin e Nico Williams.
27-vjeçari sezonin e kaluar bëri 37 paraqitje me Barcelonën, duke shënuar 10 gola dhe duke asistuar në 13 të tjerë. /Telegrafi/