Manchester City ka siguruar çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë Reali Madridin me rezultat të ngushtë 2-1.
Ndeshja nisi për mrekulli për vendasit që shënuan vetëm pas 10 minutave lojë.
Një gabim i Raphael Varanes bëri që Gabriel Jesus ta fitoi topin dhe të asistoj për Raheem Sterling që shënoi nga afërsia për 1-0.
Menjëherë pas golit të pësuar, Reali u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit.
E madrilenët këtë gjë e arritën në minutën e 28-të, ku pas një aksioni të mirë Rodrygo asistoi për Benzeman që shënoi me kokë për 1-1.
Të dyja skuadrat kishin nga tri goditje brenda portës në pjesën e parë, por në pushim shkuan me rezultat të barabartë 1-1.
City e nisi fuqishëm edhe pjesën e dytë, kur krijuan tri raste të mira shënimi, por Realin e shpëtoi portieri Courtois.
Raheem Sterling, Ilkay Gundogan dhe Kevin de Bruyne rrezikuan për vendasit, por pa sukses.
Në minutën e 68-të, vendasit iu falën përsëri mbrojtësit Raphael Varane që bëri një tjetër gabim.
Francezi në tentim për ta rikthyer topin te portieri Courtois përfitoi Gabriel Jesus që shënoi me lehtësi për 2-1.
Deri në fund të ndeshjes, të dyja skuadrat patën disa raste të tjera, por që rezultati mbeti ai i minutës së 68-të.
Kësisoj City kalon në çerekfinale pas dy fitoreve ndaj Realit dhe me rezultat të përgjithshëm 4-2 eliminon 13 herë kampionët e Evropës.
Në çerekfinale anglezët do të përballen me klubin francez Olympique Lyon që shkaktoi befasi të madhe duke eliminuar Juventusin. /Telegrafi/
GOOOOOOOOOAL Sterling ??
Man City 1-0 Real Madrid
The match is live on @FDLM30 ???#MCIRMA
— SnapGoal (@SnapGoal) August 7, 2020
https://www.youtube.com/watch?v=ydso3OWjoto&feature=emb_title
another blunder by varane ?? pic.twitter.com/pUNTPS61Lz
— aisha. (@aishahahalmao) August 7, 2020