Reperi i njohur me prejardhje nga Peja, Nol Lajqi, i njohur si Nolle, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Le ta dijn krejt” mban titullin kënga e tij e re, e cila është e zhanrit R&B dhe rap.
Kënga është prodhim i “Most Dope Entertainment”, që njëherësh është një label i ri në tregun vendor të muzikës.
“Le ta dijn krejt” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin reperi vjen me një performancë mjaft interesante.
Ana vizuale i është besuar Liridon Beqirit, gjersa për masteringun është kujdesur Nart Kelmendi. /Telegrafi/