Telegrafi

Rap-artisti i ri Genc publikon projektin e ri “Balenciaga”

Estrada Shqiptare përherë e më shumë po shtohet me artistë të rinj, të cilët po vijnë me ide dhe projekte unike.

Një ndër ta është edhe reperi i ri Genc, i cili ka prezantuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor “balenciaga”.

Muzika është punuar nga Skizofrenik dhe producenti Cricket, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë Genc.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, regjisor i të cilit është Egzon Fejzullahi.

“Balenciaga” duket të jetë një projekt premtues i rap-artistit, që synon të ketë sukses në tregun vendor. /Telegrafi/