Site icon Telegrafi

Rep-artisti i ri, Donch publikon këngën e re “Ferragamo”

Foto: Doch/Instagram

Reperi i ri i skenës, Edon Bahtiri, i njohur si Donch ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Bëhet fjalë për këngën e re “Ferragamo”, të cilën e ka realizuar edhe me klip.

Tekstin e këngës e ka shkruar vetë reperi, ndërsa miksimi i është besuar Dias Poras.

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, dhe është realizuar nga XL Films.

Përndryshe Donch jeton dhe vepron në Gjermani, ndërsa ka për synim të futet fuqishëm në tregun muzikor. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=rKlfJSzKN4k

Exit mobile version