Estradës Shqiptare gjithnjë e më shumë po i shtohen emra të rinj, të cilët po sjellin një frymë të re në industrinë muzikore.
Bigi është një emër i ri i skenës, i cili ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e tij më të ri muzikor “Mas my team”.
Kënga është ritmike hip-hop, dhe i përshtatet shumë stinës së verës.
Ky projekt është punuar nga producenti New Tunes, gjersa tekstin e ka shkruar vet reperi.
“Mas my team” vjen edhe me një klip mjaft ekstravagant, i cili i është besuar produksionit Breshka Studio.
Ky projekt duket të jetë një nismë e mbarë për Bigin, i cili përveç kësaj kënge pritet të vazhdojë edhe me projekte të reja. /Telegrafi/