Telegrafi

Rap-artistët që i këndojnë virusit Covid-19

Duke qenë në një periudhë të vështirë izolimi, për shkak të rrezikut nga virusi që ka kapluar botën, Covid-19, shumë artistë po e gjegjnë frymëzimin nga kjo situatë e vështirë për të realizuar projekte ndërgjegjësuese.

Të tillë janë rap-artistët Felony, Soul’jah dhe Ylber, të cilët kanë lansuar së fundmi projektin e tyre më të ri, “Psikopat – Covid”.

Kënga është punuar nga Roman RSl, gjersa për tekstin janë kujdesur vet reperët.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Klipi i këngës vjen në ngjyrat bardhë e zi dhe i përshtatet tematikës, teksa regjia e tij është realizuar nga Artin Eminaj.

Ky projekt muzikor është pritur mirë nga publiku, të paktën sipas komenteve të para në kanalin YouTube. /Telegrafi/