Telegrafi

Ranocchia si pjesë e marrëveshjes për Rodriguezin?

Inter janë duke synuar që të përfshijnë Andrea Ranocchian në ndonjë marrëveshje me Wolfsburgun për mbrojtësin Ricardo Rodriguez.

Nerazzurrët janë të etur për të sjellë mbrojtësin e majtë në San Siro gjatë këtij muaji, por duhet të jetë i sigurt për të përmbushur kufizimet e Fair Play Financiar, të cilat janë të vendosura deri në verën.

Tani calciomercato.com raporton se Ranocchia mund të përfshihet si pjesë e ndonjë marrëveshje për reprezentuesin zviceran, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Moratti: Suning po projektojnë një transferim të madh, por jo Messin

Qendërmbrojtësi italian ka qenë i afërt me Wolfsburgun edhe në të kaluarën, dhe është tepricë e kërkesave për trajnerin e ri, Stefano Pioli.

Një zgjidhje e mundshme mund të jetë një shkëmbim me huazim, e cila më pas do të bëhet i përhershëm në fund të sezonit. /Telegrafi/