Telegrafi

Ranieri: Shumë skuadra e rivalizojnë Man Cityn për titullin e Ligës Premier, Unitedi ende në garë

Claudio Ranieri,(Getty Images)

Ish-trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri beson se Manchester Unitedi është ende në garë për titullit e Ligës Premier.

Liverpool, Chelsea dhe Tottenham, ekipe të cilat kanë të gjitha rekord 100 për qind të fitoreve këtë sezon, janë përpara Unitedit në garën e titullit.

Ranieri pranon se ka pesë skuadra të cilët mund të fitojnë ligën dhe thotë se do të jetë e vështirë për Manchester Cityn që ta fitojë atë përsëri.

“Do të jetë e vështirë, por Pep mund ta bëjë atë (të fitojë atë prapë)”, ka thënë fillimisht Ranieri për Sky Sports.

Ranieri e ka fituar titullin me Leicester Cityn

“Herët a vonë, dikush duhet të bëjë atë”.

“Sigurisht që ka disa ekipe të mira që mund të luftojnë për titullin”.

 

“Shikoni Liverpoolin, mendoj se edhe Mourinho mund të luftojë për titullin”.

“Edhe Chelsea, pse jo? Tottenhami, Tottenhami duhet të luftojë. Ata kanë gjithçka për të luftuar për titullin”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/