Claudio Ranieri është në të njejtën linjë me trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri.
Para disa ditëve trajneri i Napolit kishte deklaruar se klubi i tij nuk është në garë me Juventusit, pasi ata nuk munden të luajnë ndeshje çdo tre apo katër ditë.
Tani pas disa ditëve, Sarri ka marrë përkrahjen e bashkëkombësit të tij, Claudio Ranieri, i cili e quan trajnerin e Napolit njeri të sinqertë që e thotë të vërtetën.
“Maurizio Sarri është i drejt. Juventusi janë nga një planet tjetër”, ka thënë fillimisht Ranieri për mediat italiane.
“Ai është njeri i sinqertë dhe po thotë të vërtetën”, përfundoi trajneri italian i Leicester Cityt. /Telegrafi/