Telegrafi

Ranieri: Mahrez është i lumtur në Leicester

Claudio Ranieri ka pak dyshime për të ardhmen e Riyad Mahrez pasi  po vazhdojnë bisedimet e kontratës në mes të Leicester City dhe yllin e tyre në prag të sezonit të ri të Ligës Premier.

Kampionët aktualë anglez janë të dëshpëruar për të mbajtur yllin e tyre, i cili shënoi 17 gola në Ligën Premier dhe asistoi plot 11 herë për bashkëlojtarët e tij sezonin e kaluar, pavarësisht interesit të raportuar nga Arsenali.

Por, Ranieri thotë se ai nuk ka parë asgjë të çuditshme nga reprezentuesi algjerian këto ditë,për të sugjeruar se ai është duke kërkuar një largim nga stadiumi ‘King Power’.

Lexo po ashtu Këta janë futbollistët që kanë bërë më shumë driblime në Ligën Premier

“Nëse ai dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re, është ‘OK’. Për mua është e rëndësishme që këtë sezon ai të qëndroj me ne”, ka thënë Ranieri.

“Ai është shumë i lumtur. Unë e shoh atë çdo ditë dhe ai kurrë nuk ka folur me mua për diçka të çuditshme. Kam besim tek ai. Kjo është përvoja”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/