Trajneri i Leicester City, Claudio Ranieri ka folur për të ardhmen e anësorit të skuadrës së tij, Ryiad Mahrez.
Ai ka thënë se është normale që një lojtar i nivelit si Mahrez të kërkohet nga shumë skuadra të mëdha.
“Ne jemi duke shikuar që të punojmë. Kam folur me të shumë herë dhe shpresoj se kjo do të ketë ndikim.”
“Presidenti i klubit më ka thënë se dëshiron që t’i mbajmë të gjithë futbollistët.”
“Kante ka pasur një klauzolë dhe dëshirën për tu larguar, por që të tjerët do të qëndrojnë”, ka thënë Ranieri, shkruan Goal.com.