Ish-trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick ka thënë se ai u përpoq të blinte emra të mëdhenj në afatin e janarit, por nuk pati sukses të përforcoj skuadrën angleze.
Rangnick pati një kohë të pafat sezonin e kaluar pasi zëvendësoi Ole Gunnar Solskjaer në krye të klubit nga Old Trafford.
Trajneri i Austrisë ka pohuar se ai dëshironte të nënshkruante me disa yje të mëdhenj në fund të vitit.
Duke folur për gazetën gjermane BILD, 64-vjeçari zbuloi emrat e lojtarëve që kërkoi sa ishte trajneri i Djajve të Kuq.
“Ishte e qartë për të gjithë se kishte nevojë në shumë fusha”, ka thënë fillimisht Rangnick për Bild.
“Kjo është arsyeja pse ne tashmë po diskutonim për lojtarë si Josko Gvardiol dhe Christopher Nkunku nga RB Leipzig. Ishin emra realistë”.
Former Manchester United interim manager Ralf Rangnick has revealed six players he pushed the club to sign in the January transfer window. https://t.co/qh2W7z8SpS
— Sportskeeda Football (@skworldfootball) October 26, 2022
“Ne folëm gjithashtu për Alvaro Morata, Luis Diaz, Dusan Vlahovic dhe, siç thashë, Haaland kur ata ishin ende në treg”.
“Por, klubi vendosi në atë kohë të rindërtojë ekipin nën trajnerin e ri”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/