Telegrafi

Rangnick pritet ta marrë Nagelsmannin me vete te Milani

Ralf Rangnick thuhet se do të marrë me vete te Milani trajnerin e RB Leipzig, Julian Nagelsmann.

Rangnick kishte kohë që pritej të merrte në dorë klubin e Milanit me një kontroll të plotë, sikurse Sir Alex Ferguson në Manchester United.

Sidoqoftë, Gazzetta dello Sport shkruan se 61-vjeçari nuk po planifikon të bëhet trajner i kuqezinjve, por vetëm drejtues.

Lexo po ashtu Rangnick planifikon transformimin e Milanit

Në vend të kësaj, gazeta pretendon se ai do të diskutojë sjelljen e Nagelsmann në San Siro kur ai të zhvilloj bisedime ‘ballë për ballë’ me drejtuesin e Elliott, Gordon Singer, javën e ardhshme.

Ende vetëm 32 vjeç, gjermani ishte trajneri Hoffenheim midis viteve 2016 dhe 2019 dhe u transferua në Leipzig verën e kaluar.

Ai e ka udhëhequr klubin e Red Bull drejt vendin e tretë në Bundesliga, ndërsa ka siguruar edhe çerekfinalen në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/