Ralf Rangnick pranoi se Manchester United u “poshtëruar” nga rivalët, Liverpooli, teksa pranoi se klubi duhet të fillojë një rindërtim me deri në dhjetë nënshkrime të reja.
Djajtë e Kuq u goditen nga Reds të martën mbrëma, pasi u mposhten 4-0 në Anfield, pas humbjes 5-0 në Old Trafford në fillim të këtij sezoni.
Me humbjen, Unitedi ka parë që shpresat e tyre për një vend në top katërshe vazhdojnë të zbehen.
Rangnick e pranon se skuadra e tij ka çdo arsye për t’u turpëruar pas një mësimi tjetër nga një klub më i mirë.
I pyetur se çfarë duhet Unitedi për të filluar të mbyllë diferencën me Liverpoolin, Rangnick tregoi përgjigjen.
Ralf Rangnick confirms plans of Man United revolution in the summer: “There will be a rebuild here. Six, seven, maybe TEN new players will come”. 🔴 #MUFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 19, 2022
“Nëse analizoni situatën nuk është e vështirë… për mua, është e qartë se do të jenë gjashtë, shtatë, tetë apo ndoshta 10 lojtarë të rinj”.
“Dhe para se të nënshkruani me ata lojtarë, duhet të jeni të vetëdijshëm se si dëshironi të luani”, ka thënë Rangnick. /Telegrafi/