Drejtori i Red Bull Leipzig, Ralf Rangnick ka konfirmuar kontaktin me Milanin dhe nuk ka përjashtuar idenë se mund të bëhet trajneri i ri i Rossonerëve.
Ish-trajneri i RB Leipzig dhe Schalke 04 është shënjestruar nga Elliott Management si drejtuesi ideal në San Siro.
Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Ragnick shumë shpejt mund të bëhet pjesë e klubit të madh italian.
Rangnick ka konfirmuar bisedimet me Milanin dhe një revolucion në Milanello duket gjithnjë e më i mundshëm.
“Nuk mund ta përjashtoj plotësisht”, ka thënë fillimisht Rangnick për Bild.
“Milani më pyeti për disponueshmërinë time, unë këshillova Red Bull dhe kishte bisedime me agjentin tim”.
“Pas kontaktit, shpërthimi i coronavirusit mbërriti dhe u ngritën çështje më të rëndësishme. Milani dhe Lega kanë gjëra të tjera për të menduar”, përfundoi Ragnick. /Telegrafi/