Manchester United është në kërkim të një trajneri të ri për sezonin 2021/22 dhe mediat e ndryshme kanë raportuar për shumë emra që lidhen me një punë në Old Traford.
Aktualisht favoriti kryesor për ta marrë stolin e Djajve të Kuq është tekniku holandez Erik Ten Hag i Ajaxit, që në Angli e bëjnë fakt të kryer emërimin e tij.
Por United aktualisht ka në radhët e veta trajnerin gjerman Ralf Rangnick, i cili së fundmi është përgjigjur rreth pyetjeve për holandezin.
Gjermani po bezdiset nga pyetjet e shumta që po i bëhen rreth ardhjes së mundshme të Ten Hag në Old Traford.
“Nuk e di nëse ka një marrëveshje tashmë të kryer mes palëve, përgjigja ime është gjithmonë e njëjtë”.
“Ten Hag është një trajner i mirë, ai po bën një punë të shkëlqyer te Ajax, por për momentin nuk ka kuptim të flasim për këtë”, tha Rangnick.
Kujtojmë që Rangnick ka kontratë me Djajtë e Kuq vetëm deri në fund të këtij edicioni. /Telegrafi/