Telegrafi

Rangnick dëshiron një mesfushor të ri, tre emra në listën e dëshirave të tij

Trajneri i ri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick e ka identifikuar mesfushën si repartin më të dobët të ekipit dhe aty synon të përforcohet.

Rangnick identifikoi mesfushën e Djajve të Kuq si një zonë dobësie në intervistën e tij me drejtuesit e klubit dhe sugjeroi lojtarë me interes përpara se t’i ofrohej puna si menaxher i përkohshëm.

Gjermani bëri përshtypje gjatë diskutimeve me drejtorin e futbollit John Murtough, drejtorin teknik Darren Fletcher dhe nënkryetarin ekzekutiv Ed Woodward ndërsa Unitedi kërkonte një shef të përkohshëm për të marrë drejtimin pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.

Lexo po ashtu Phillips do të refuzojë Man Utd për t’u transferuar te Liverpooli

Sipas mediumit ESPN, Rangnick shpjegoi se pse klubi duhet të shikojë për të investuar në mesfushë dhe skautët kanë filluar punën për të gjetur emra që i përshtaten profilit që kërkon gjermani.

Jude Bellingham i Borussia Dortmund, Amadou Haidara i RB Leipzig dhe Kalvin Phillips i Leeds Unitedi janë identifikuar si objektiva të mundshëm për mesfushën.

Bellingham dhe Haidara gjatë një ndeshje në Bundesliga

Ndërkohë, shoku i skuadrës së Bellingham në Dortmund, Erling Haaland, një objektiv afatgjatë i United, u përmend gjithashtu nga Rangnick përpara asaj që ka të ngjarë të jetë një betejë në mbarë Evropën për nënshkrimin e lojtarit në verë.

Megjithatë, mesfusha është identifikuar si ‘thembra e Akilit’ dhe fillimisht aty do të përforcohet skuadra në ndjekje të objektivave të këtij sezoni. /Telegrafi/