Site icon Telegrafi

Rangers po tenton ta mbyllë sa më parë marrëveshjen me Rapidin për Albion Rrahmanin

E ardhmja e Albion Rrahmanin është larg kryeqytetit të Rumanisë, Bukureshtit dhe klubit të tij Rapid.

Sulmuesi kosovar qysh në vitin e tij të parë ka shkëlqyer me fanellën e klubit rumun dhe ofertat në drejtim të tij nuk janë duke munguar.

Në 26 ndeshje zyrtare me fanellën e Rapidit, Rrahmani ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Lexo po ashtu Rapid Bukuresht vendos çmimin prej 8 milionë euro, gjiganti skocez i afrohen shumë sulmuesit

Gjiganti skocez Glasgow Rangers është skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e Rrahmanit dhe po vazhdojnë bisedimet me Rapidin.

Rapid është duke kërkuar tetë milionë euro nga shitja e Rrahmanit, shumë që është larg nga ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij.

Rangers nuk është gati të ofrojë më shumë se 5,5 milionë euro dhe drejtuesit e dy klubeve po vazhdojnë bisedimet.

Lexo po ashtu Dy skuadra të mëdha pas Albion Rrahmanit, ylli kosovar pritet të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të Rapidit

Në garë për Rrahmanin fuqishëm mbetet edhe Slavia Pragë, por skuadra çeke nuk ka bërë ofertë më të lartë se katër milionë euro.

Gjithsesi 10 ditët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Albion Rrahmanit, e ardhme e cila duket larg Superligës së Rumanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version