Telegrafi

Rangelova: Janeva akoma nuk tregon sa materiale ka dorëzuar Zaev në PSP

PSP është formuar si pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos, me qëllim të mbajtjes së zgjedhjeve, të cilët sipas marrëveshjes fillestare duhej të mbahen sot m 24 prill, ka thënë deputetja e VMRO-DPMNE, Daniela Rangelova në një emision të TVNova, transmeton Telegrafi Maqedoni.

-PSP duhej të ishte institucion i pavarur dhe i paanshëm dhe të merret ekskluzivisht me materialet e përgjuara të siguruara në mënyrë joligjore dhe të vendos në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe dëshmitë. Ajo që e shohim në periudhën që kaloi për fat të keq tregon se PSP vepron sikur të ishte një institucion i politizuar dhe punon drejtpërsëdrejti nën dirigjimin e LSDM dhe Zoran Zaev, thotë ajo.

Në periudhën që kaloi nuk u ngrit asnjë procedurë kundër ndonjë funksionari politik të opozitës dhe organizohen vetëm konferenca teatrale për shtyp.

-Nuk kemi marrë përgjigje se sa nga materialet e përgjuara i ka dorëzuar Zoran Zaev. Katica Janeva nuk na nderoi si deputetë dhe si Kuvend, po madje edhe na shpalli për jo legjitim ndërsa ajo legjitimitetin e thithte pikërisht prej nesh, thotë Rangelova./Telegrafi/