Me publikimin e listës së votuesve të cilët LSDM-ja i shpalli për kontestuese, dolën në pah të gjitha gënjeshtrat me të cilat i personi i falur Zoran Zaev dhe bashkëpartiakët e tij me muaj e kanë manipuluar opinionin, tha sot në konferencë për shtyp Daniella Rangellova, anëtare e Komitetit ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas saj, populli pa se nuk ka as gjysmë milionë fantomë, as 300.000, as 200.000, por ka vetëm 40.000 votues të cilët janë kontestues për Zaevin dhe bashkëpartiakët e tij.
“Gjatë dhjetë viteve të kaluar, LSDM-ja dhjetë herë me radhë mori karton të kuq nga populli për politikë antishtetërore që e praktikon. Dallimi mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së me vite është prej 150.000 deri 200.000 vota. LSDM-ja me vite i gënjen qytetarët, duke i arsyetuar humbjet me gënjështa për listë të papastruar zgjedhore, që në fund të pranojnë se gjithçka ka të bëjë në 39.502 votues kontestues, prej të cilëve pjesa më e madhe janë shqiptarë etnikë”, tha Rangellova.
Me publikimin e listës së votuesve kontestues, shtoi ai, qytetarët panë se nuk ka ekzistuar kurrëfarë shkaku objektiv për ikjen e Zaevit nga zgjedhjet.
“Shkaku kryesor për të cilin Zaevi ka refuzuar të dalë në ballafaqim në zgjedhje, është i natyrës të pastër psikologjike. Zaevi druan nga populli maqedonas. Kjo drojë është e madhe dhe e arsyeshme. Zoran Zaev dhe LSDM-ja dy vite e mbajnë Republikën e Maqedonisë peng dhe në krizë Dëmet nga politika e tyre destruktive i paguajnë vetëm qytetarët. Zoran Zaev dhe LSDM-ja dijnë se hapësira për manipulime po ngushtohet. Dënimin në zgjedhje do ta marrin”, tha Rangellova.
Siç tha ajo, nëse cilido qytetar ka ndonjë problem ose i nevojitet këshillë lidhur me regjitrimin, OBRM-PDUKM-ja u qëndron në dispozicion. /Telegrafi/