Telegrafi

Range Roveri i vjedhur përplaset me pjesën anësore të trenit që lëvizte me 200 km/h, mrekullisht nuk lëndohet askush – policia britanik jep detaje

Ky është momenti kur një veturë përplaset me pjesën anësore të trenit që lëvizte me shpejtësi të madhe.

Një Range Rover u përplas në trenin që lëvizte me shpejtësi prej 200 kilometra në orë, në Doncaster të Britanisë së Madhe, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar brenda trenit, kurse shoferi i Range Roverit që besohet të jetë vjedhur – është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos lënë gjurmë.

Policia britanike është duke hetuar incidentin, që ka ndodhur rreth orës 8 të dielën në mëngjes – ku u shkaktua një zhurmë e madhe nga përplasja e fuqishme mes trenit dhe veturës. /Telegrafi/