Site icon Telegrafi

Range Rover SVR është SUV-i më i shpejtë

Në muajin e kaluar, nga Land Rovеr njoftuan se modeli i ri ‘2015 Range Rover Sport SVR’ është ‘automjeti i shfrytëzueshëm sportiv’  më i shpejtë serik, falë rezultateve të arritura gjatë testimeve fabrikore në Nurburgring, ndërsa tash është konfirmuar edhe zyrtarisht.

Së fundmi janë publikuar edhe fotografitë e këtij modeli, i cili do ta ketë premierën në evenimentin ‘Pebble Beach Concours dElegance’ në Kaliforni.

Range Rover SVR vihet në lëvizje nga motori 5.0 l V8 turbo që zhvillon 550 kalëfuqi dhe moment maksimal rrotullimi prej 680 Nm.

Tërheqja bëhet me të katër rrotat dhe bartet falë marshit automatik me tetë shpejtësi ZF. Shpejtësinë prej 0-100 km/h e arrin për 4.7 sekonda.

Sipas të dhënave nga fabrika, shpenzimi mestar është 13 litra në 100 kilometra, kurse emetimi i CO2 është 325 g/km.

Në tregun britanik, Range Rover Sport SVR kushton 93.500 funte (117.640 euro). /Telegrafi/

Exit mobile version