Në një prononcim për Arenën, ai tregon arsyet e ‘agresivitetit’ të tij në vjeshtë. “Këtë vit jam ndëshkuar disa herë dhe kjo është për disa arsye. Pothuajse të gjithë kartonët i kam marrë pas ndërhyrjeve që kam bërë dhe jo që jam sjellë në mënyrë josportive, pasi që unë kurrë nuk e ofendoj askënd. Kështu, mendoj që i kam merituar ndëshkimet. Gjithsesi një gjë e tillë vjen edhe për shkak të përgjegjësisë që kam në ekip, duke marrë parasysh që jam më me përvojë”, deklaroi Ramushi për Tribunën, duke thënë tutje që gjyqtarët nuk po e vlerësojnë mirësinë e tij.
“Unë sillem shumë mirë me gjyqtarë, por ata nuk po e çmojnë mirësinë time. Unë po ndëshkohem e tjetër kush po falet. Megjithatë, unë s’dua t’i komentoj gjyqtarët sepse ka kush merret me ta”, shtoi ai pwr gazetën. /Telegrafi/