Site icon Telegrafi

Ramush Tahiri parasheh zgjedhje të reja në Kosovë (Video)

Analisti Ramush Tahiri thotë se bazuar në situatën e krijuar politike në vend, parasheh zgjedhje të reja.

As heqja dorë e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, nga posti i kryetarit të Kuvendit, sipas tij nuk do ta zhbllokojë krizën për seancën konstituive, meqë qëndrimet e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe të Lëvizjes Vetëvendosje janë të pandryshuara.

Ai thotë se koalicioni PDK-AAK-NISMA duhet të vendosë për emrin e kryeparlamentarit, sikurse edhe LAA e VV dhe minoritetet për nënkryetarët e Kuvendit. Sipas tij, është çështje tjetër nëse ata do të marrin votat e mjaftueshme për t`u zgjedhur, por që kjo procedurë duhet të respektohet. /RTK/

Exit mobile version