Telegrafi

Ramush Haradinaj rizgjedhet kryetar i AAK-së

Ramush Haradinaj është rizgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e kësaj partie, Albana Bytyqi, përmes një shkrimi në Facebook.

Ajo ka thënë se është krenare që me Haradinajn kryetar, partia po forcohet çdo ditë e më shumë.

Lexo po ashtu Haradinaj i vetmi kandidat për kryetar të AAK-së: Kosova sot udhëhiqet nga politikanë të pangopur për protagonizëm e populizëm

“Kuvendi i IX Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u përmbyll sot me zgjedhjen kryetar të degës, liderin e pashoq, Ramush Haradinaj. Jemi krenarë që me kryetarin Haradinaj, Aleanca po forcohet çdo ditë e më shumë, me vizion të qartë për të ardhmen e me bashkëpunëtorë që japin gjithë potencialin e tyre në zhvillimin e vendit tone”.

“Urime kryetar Ramush Haradinaj, na priftë e mbara!”, ka shkruar Bytyqi në llogarinë e saj.

Ramush Haradinaj ishte i vetmi kandidat për kryetar të AAK-së. /Telegrafi/