Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmeve për zhdukjen e futbollistes shqiptare, Florijana Ismailit.
Florijana Ismaili, futbolliste shqiptare, por reprezentuese e Zvicrës është zhdukur në liqenin e Comos në Itali gjatë pasdites së shtunë.
Megjithatë, kërkimet për gjetjen e saj ende po rezultojnë pa sukses dhe nuk ka ndonjë shenj për gjetjen e saj.
Rasti i zhdukjes së Florijanës ka prekur të gjithë, ndërsa së fundmi ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës.
Kryeministri Haradanaj ka thënë se Kosova është gati që ta dërgojë FSK-në për gjetjen e Floriana Ismailit.
Postimi pa ndërhyrje e kryeministrit Haradinaj:
Kosova është gati që ta dërgojë FSK-në për gjetjen e Floriana Ismailit!
I shqetësuar me lajmin për humbjen e Floriana Ismailit, që konsiderohet e zhdukur që nga e shtuna në Liqenin Como, sot i kam shkruar letër ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet. Si një vend partner me Zvicrën, pas konsultimit me Ministrinë e Mbrojtjes, kam shprehur gatishmërinë, që njësia e specializuar e Forcës së Sigurisë së Kosovës për Kërkimin dhe Shpëtimin të marrë pjesë në operacionin për shpëtimin e futbollistes së kombëtares zvicerane në futboll.
/Telegrafi/