Site icon Telegrafi

Ramstek amerikan me mustardë dhe piper

Kur përgatitni mish viçi në këtë mënyrë, e gjitha që ju mbetet është që të zgjidhni, salcë të mirë, pikante, ta shërbeni dhe ta shijoni!

Përbërësit:

– 2 copë ramstek,
– 1 lugë erëza,
– ½ e lugës së vogël piper,
– 2 lugë të vogla mustardë,
– 1 lugë e vogël hudhër pluhur.

Përgatitja:

Mishit nga njëra anë qitni erëza dhe piperin dhe nga ana tjetër lyeni me mustardë në të cilën keni përzier hudhrën dhe futeni në frigorifer një orë.

Pas një ore nxirreni dhe lëreni mishin të arrijë temperaturën e dhomës.

Skarën nxeheni në rreth 200 gradë dhe qiteni ramstekun një njërën anë me erëza rreth 4 minuta, pastaj rrotullojeni edhe 3 – 4 minuta piqeni nga ana tjetër.

Mishin mbulojeni me folie që lëngjet sërish të kthehen në mish dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version