Uellsani Aron Ramsey, do të nënshkruajë për ‘Zonjën e Vjetër’ vetëm pasi t’i skadojë kontrata e tij në fund të qershorit, por ai e kishte marr djalin e tij për një vizitë në Torino.
Ramsey një prej lojtarëve më të mirë të Arsenalit, ka ardhur me parametra zero te Juventusi, gjë që të Arsenali ende nuk e kanë kapërdirë këtë gjë.
Njëri prej njerzëve më të rëndësishëm te Arsenali, Raul Sanllehi, thotë se Aaron Ramsey çmohet shumë dhe se klubi ka gabuar që nuk i ka ofruar më herët një kontratë të re.
Sanllehi e trishton shumë fakti që Ramsey është i preferuar i tifozëve, dhe po e lë ‘Emirates’ për Juventusin si lojtar i lirë.
“Problemi i vërtetë me Aaronin ishte se ne kishim arritur në vitin e fundit të kontratës së tij, dhe ishte dashur të ripërtërihej më parë”.
“Ne kemi respektin më të lartë për Aaronin si një profesionist dhe ai ishte vërtet i etur për të qëndruar me ne”, deklaroi ai.
Uellsiai e kishte marr djalin e tij për një vizitë në klubin e tij të ri Juventus.
Ai ishte në stadium që ka kapacitet prej 41,500 ulësesh. Ramsey ishte edhe në muze dhe në ndeshje ndaj Atalantas. /Telegrafi/