Telegrafi

Ramsey shpreh haptas pakënaqësinë ndaj Pirlos, godet shishet në momentin e zëvendësimit

(Foto: Screenshot/YouTube/Top News 1)

Aaron Ramsey e ka shprehur haptas pakënaqësinë në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Fiorentinas.

Juan Cuadrado u përjashtua me karton të kuq në minutën e 18-të të takimit në Allianz Stadium, ndërsa Andrea Pirlo u detyrua të bënte një ndryshim taktik.

Trajneri e largoi nga loja mesfushorin uellsian dhe në vend të tij e inkuadroi mbrojtësin e krahut, Danilo.

(Foto: Screenshot/YouTube/Top News 1)

Mirëpo, Ramsey e shfaqi haptas se ishte i pakënaqur me këtë vendim duke goditur në shishe qe ndodhej menjëherë pranë vijës së fushës – njofton Football Italia.

Lexo po ashtu Fiorentina e njofton me humbje Juventusin, e mposht bindshëm në Allianz Stadium

Përkundër ndryshimit të taktikave dhe përpjekjeve të Juves për t’i ndryshuar gjërat, Fiorentina fitoi me rezultat 3-0. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/YouTube/Top News 1)