Telegrafi

Ramsey për ndeshjen e dytë ndaj Milanit: Duhet ta trajtojmë sikur të ishte 0-0

Aaron Ramsey duke festuar golin ndaj Milanit (Foto: Getty Images)

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, ka folur para ndeshjes ndaj Milanit dhe ka thënë se ajo duhet të trajtohet sikur të ishte 0-0.

E para në Itali përfundoi 2-0, por ylli anglez thotë se edhe në ndeshjen e dytë të vazhdojmë me presionin.

Aaron Ramsey gjatë stërvitjes para Milanit (Foto: Getty Images)

“Nuk mund të heqim këmbën nga gazi”, ka thënë Ramsy përkrah Arsene Wenger në konferencën për media para ndeshjes.

“Do ta marrim si të ishte 0-0. Kemi nevojë për rezultat ndaj Milanit. Ka qenë një rrugëtim i vështirë, do tentojmë për fitore në çdo ndeshje”.

Lexo po ashtu Pesë paraqitjet e shkëlqyera të klubeve angleze në Evropë

“Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne dhe sezonin tonë. Ata janë skuadër mjaft kualitative, ishte ndeshje e vështirë (në San Siro) pavarësisht rezultatit”.

“Ata janë rikthyer me trajnerin e ri dhe nuk mund ta marrim aspak lehtë”.

“Shpresojmë t’ia arrijmë. Jemi në një fazë kur çdo gjë është e mundur, pak ndeshje nga finalja”, ka shtuar për fund Ramsey. /Telegrafi/