Telegrafi

Ramsey me një rol të veçantë në finalen Chelsea – Arsenal

Aaron Ramsey nuk do të mund të luajë në finalen e Ligës së Evropës që Chelsea dhe Arsenal e zhvillojnë sot (29 maj) në Baku të Azerbajxhanit.

Mesfushori uellsian është i lënduar, andaj do ta shikojë përballjen mes dy skuadra londineze nga tribunat, mirëpo kohë pas kohë do të përfshihet në skuadër.

Ramsey do të jetë në zhveshtoren e Arsenali para ndeshjes dhe në pushimin e pjesës së parë, duke i motivuar bashkëlojtarët që ta fitojnë trofeun e Ligës së Evropës.

Arsenal duke u stërvitur para finales me Chelsean (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Daily Express mëson se Emery dëshiron që uellsiani të mbajë fjalime motivuese për lojtarët e Topçinjve, në mënyrë që të jenë të gatshëm edhe psikologjikisht.

Trajneri spanjoll kishte thënë se ai ka një plan special për Ramseyn, duke e ditur që nuk do të luajë, por që mund të jap një kontribut në skuadër.

Lexo po ashtu Finalja londineze: Chelsea dhe Arsenal e duan Ligën e Evropës, formacionet e mundshme

Për uellsianin kjo finale do të jetë ndeshja e tij e fundit si anëtar i Arsenalit, pasi ai tashmë ka arritur marrëveshje me Juventusin, derisa në qershor do t’u bashkohet torinasve. /Telegrafi/