Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Interit në përballjen që po zhvillohet në kuadër të javës së 26-të në Serie A.
Zonja e Vjetër shënoi golin e parë të takimit me anë të Aaron Ramseyt.
Pas një tollovie të shkaktuar në zonën e Nerazzurëve, mesfushori uellsian arriti të shënonte në portën e tyre në minutën e 55-të.
Kujtojmë se derbi D’Italia po zhvillohet pa tifozë shkaku i coronavirusit që është përhapur në Itali. /Telegrafi/
https://twitter.com/RainingGoals/status/1236757762857562112