Aaron Ramsey është i vendosur për tu rikthyer në elitën e futbollit anglez Ligën premier.
Mesfushori uellsian nuk ka arritur të lë gjurmë në Itali dhe rikthimi në futbollin anglez duket i pashmangshëm.
Newcastle United vazhdon të mbetet favoriti kryesor për uellsianin, por gara për të po bëhet më e ashpër çdo ditë.
Everton, Leeds United dhe Aston Villa gjithashtu kanë shprehur interesim për transferimin e mesfushorit me përvojë.
Garës së fundmi i është shtuar edhe skuadra londineze Crystal Palace, pasi trajneri Patrick Viera e vlerëson shumë atë.
“Ramsey është një futbollist që bën diferencën. Nëse ai dëshiron të rikthehet në Angli, mund të jetë një goditje e madhe për ne”, ka deklaruar Vieira. /Telegrafi/