Site icon Telegrafi

Ramosaj kërkon unitet nga kryeministri dhe ministrat për luftimin e pandemisë së COVID-19

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e Qeverisë që të kenë unitet në këtë periudhë pandemie.

Ramosaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se deri më tani vendimet e pakoordinuara kanë krijuar çoroditje në veprim.

Postimi i plotë:

Kryeministër i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, të nderuar ministra të Qeverisë.
Ju lutem!
Në menaxhimin e situatës tashmë të krijuar nga pandemia COVID-19, të jeni unifikues si institucion në vendimet që i nxjerrin, të cilat ju adresohen Komunave për zbatim.
Deri me tani Vendimet e pakoordinuara të dala nga ju, na kanë krijuar çoroditje në veprim.
Situatat Emergjente kërkojnë veprime praktike e konkrete.
E në veçanti vendime të unifikuese, nga njëri prej juve! /Telegrafi/

Exit mobile version