Site icon Telegrafi

Ramos zbulon prapaskenat se si i dështoi transferimi te gjiganti anglez vite më parë

Sergio Ramos është një nga mbrojtësit më të mirë në histori të futbollit dhe ai këtë e ka dëshmuar në 20 vite sa është pjesë e futbollit profesionist.

Qendërmbrojtësi spanjoll ka fituar gjithçka në futboll me fanellën e Real Madridit, por edhe me PSG ka fituar trofe shtetërorë në Francë.

Megjithatë qendërmbrojtësi spanjoll që tani është pjesë e Sevillës ka zbuluar prapaskenat se në vitin 2014 ka qenë shumë pranë largimit nga Real Madridi.

Lexo po ashtu Kroos zbulon se çfarë e ndaloi Rudigerin 'ta përplaste' Ramosin

37-vjeçari tregoi se ishte pranë largimit nga Real Madridit për t’iu bashkuar gjigantit anglez Manchester United.

“Po, isha afër kalimit tek United në vitin 2014. Babai im është tifoz i zjarrtë i United, por unë qëndrova aty ku duhej të qëndroja, te Reali”.

“Pavarësisht gjithçkaje, unë ruaj admirimin tim për klubin e United, për Ligën Premier dhe për lojtarët e kampionatit anglez”.

Lexo po ashtu “Nëse sot jam trajner i Real Madridit, kjo është falë tij” – Ancelotti flet për raportin që ka me Ramos

“Sepse ritmi i lojës është i ndryshëm dhe është një kampionat ku të gjithë mund të mësojnë shumë. Nuk u largova sepse isha i lumtur në Madrid, njësoj siç jam tani i lumtur te Sevilla”, deklaroi qendërmbrojtësi spanjoll.

Ramos e nisi karrierën te Sevilla, derisa nga viti 2005 deri më 2021 ishte pjesë e Real Madridit, ku më vonë për dy vite luajti te PSG para se të rikthehej te Sevilla në verën e këtij viti. /Telegafi/

Exit mobile version