Nuk do diskutim që Sergio Ramos është një nga mbrojtësit më të mirë që ka parë bota e futbollit në vitet e fundit.
Ylli spanjoll i dha Real Madridit fitoren ndaj Deportivo de La Coruna me një gol në minutat shtesë të takimit dhe një ditë pas fitores që i mban Los Blancos në krye të La Ligas spanjolli ka bërë një tatuazh të ri në dorë.
“Numrat e jetës time të ngjyrosur. Ia qëlloni se çfarë domethënie kanë?”, ka shkruar Ramos në rrjetet sociale.
Në tatuazhin e 30 vjeçarit janë numrat 35, 90+, 32 dhe 19 dhe tashmë është mësuar edhe domethënia e tyre.
32 dhe 35 janë numrat e fanellave sa ishte pjesë e Sevillas, 19 është mosha kur debutoi për Përfaqësuesen e Spanjës dhe 90+ është dedikim për golin në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit në vitin 2013. /Telegrafi/