Telegrafi

Ramos: Tash duhet të presim që të gabojnë ata përmbi ne

Sergio Ramos (Foto: Fran Santiago/Getty Images/Guliver)

Real Madridi pësoi humbje nga Real Betisi në një ndeshje mjaft të rëndësishme në garën për titullin e La Ligas.

Në këtë mënyrë, edhe pse triumfuan në ‘el Clasico’, Los Blancos kanë mbetur dy pikë prapa Barcelonës në tabelë.

Kapiteni Sergio Ramos ka folur pas ndeshjes duke pranuar se Mbretërit gabuan dhe ka thënë se duhet të jenë autokritikë.

(Foto: Fran Santiago/Getty Images/Guliver)

“Nuk luajtëm ashtu siç jemi stërvitur gjatë gjithë javës. Duhet ta kritikojmë vetëm”, u shpreh qendërmbrojtësi me të mbaruar sfida.

“Tash duhet të presim derisa ata që ndodhen mbi ne, të gabojnë”, shtoi më tej futbollisti spanjoll. /Telegrafi/