Site icon Telegrafi

Ramos sulmon Griezmannin: Injorant i madh, kur flet ai kujtoj yje si Totti, Xavi e Raul që nuk kanë ‘Top të Artë’

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos , ka pasur fjalë të ashpra për yllin e Atleticos, Antoine Griezmannin.

Francezi kishte thënë se këtë vit është një nivel me yje si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

“Injoranca e tij është e madhe”.

“Kur e dëgjoj këtë djalë duke folur më kujtohen emra si Totti, Xavi, Raul, Iniesta, Iker … lojtarë që kanë shumë tituj dhe nuk e kanë këtë çmim personal [Topin e Artë]”.

“Ai duhet të këshillohet nga Cholo (Diego Simeone) ose Godin , njerëz që kanë vlera e që do t’i përshtaten atij”.

Real është kërkim të titullit të katërt radhazi në Ligës së Kampionëve.

“Kemi krenari dhe përgjegjësi. Këto tri fitore radhazi në finale të Ligës së Kampionëve nuk janë rastësi. Duhet ta mbajmë ambicien dhe dëshirën për të fituar”, ka thënë Ramos. /Telegrafi/

Exit mobile version