Telegrafi

Ramos: Shpresoj se për herë të fundit po e shkëmbej fanellën me Neymar te Barca

PARTIDO DE LIGA ENTRE REAL MADRID Y BARCELONA EL EL ESTADIO SANTIAGO BERNABEU.

Sergio Ramos foli pas disfatës në kundër Barecelonës me rezultat 3-2. Ai u shpreh i pakënaqur me humbjen, por që nuk është alarmante.

Mbrojtësi i Real Madridit në fund të ndeshjes shkëmbeu fanellën me Neymarin ndërsa duke komentuar këtë moment tha se shpreson të jetë e fundit herë që e bënë me brazilianin si lojtar i Barcës.

“Unë kam marrëdhënia shumë të mira me të. Kam ndërruar fanellën me të dhe shpresoj të jetë e fundit në Barcelonë. Neymar është lojtar i madh dhe një lojtar kyç për Barcelonën. Ai vendos për të ardhmen e tij”, pohoi kapiteni i Realit, Ramos.

Ai ka falënderuar me këtë rast tifozët në Amerikë për mikpritjen edhe ngrohtësinë e tregua ndaj madrilenëve.

“Ne jemi shumë të lumtur që në Shtetet e Bashkuara futbolli është i rëndësishëm. Ndihemi shumë rehat dhe shpresojmë se do të kthehemi për shumë vite këtu”, tha Ramos. /Telegrafi/