Telegrafi

Ramos shkruan historinë, bëhet lojtari me më shumë paraqitje në El Clasico

Sergio Ramos (Foto: Real Madrid/Twitter)

Sergio Ramos ka shkruar historinë në ndeshjet El Clasico që zhvillohet mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Barcelona dhe Real Madridi luajtën mbrëmë (e mërkurë) në Camp Nou ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në La Liga, e cila u mbyll 0-0.

Ky takim vlejti sa historia për mbrojtësin spanjoll të Real Madridit, Sergio Ramos.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Sergio Ramosit

Me takimin e mbrëmshëm ndaj katalunasve, Ramos u bë lojtari me më shumë paraqitje në histori të El Clasicos.

Ramos nga debutimi i tij në vitin 2015 ka zhvilluar plot 43 ndeshje El Clasico ndaj Barcelonës.

Pas Ramos vjen Lionel Messi, i cili dje zhvilloi ndeshjen e 42-të ndaj Realit, ndërsa në këtë kuotë gjenden edhe Manuel Sanchis, Paco Gento dhe Xavi Hernandez. /Telegrafi/