Telegrafi

Ramos: Respekt maksimal për Bayernin, por do përpiqemi ta fitojmë edhe ndeshjen kthyese

Sergio Ramos (Getty Images)

Sergio Ramos ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kthyese që Real Madridi e luan ndaj Bayern Munichut në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi të parën në Allian Arena e fituan me rezultat 1-2.

Mbretërit janë nikoqir të Bayernit në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Santiago Bernabeu dhe kapiteni i skuadrës, Ramos, është optimist në fitoren e skuadrës së tij.

“Ne kemi respekt maksimal [për Bayernin], por ne flasim në fushë”, ka thënë fillimisht Ramos për gazetarët kur u pyetën rreth fjalëve të trajnerit të Bayernit, Jupp Heynckes.

Lexo po ashtu Zidane: Nuk do të ndryshojmë asgjë nga ndeshja e parë, na nevojitet vetëm përqendrim dhe vendosmëri

“Historia e Real Madridit është atje për të gjithë për ta parë, nëse dikush ka dyshime, ata vetëm duhet të shikojnë në arkivat e klubit”.

“Ne jemi të kujdesshëm pas rezultateve të Ligës së Kampionëve. Ne do të luajmë sikur loja të jetë 0-0 dhe të përpiqemi të fitojmë, do të jetë e vështirë”.

“Ne po e bëjmë të pamundurën të lehtë. Askush nuk kishte fituar dy Liga të Kampionëve radhazi dhe ne e bëmë atë”.

Lexo po ashtu Zidane: Vazquez do të luajë në mbrojtje kundër Bayernit

“Kjo është e rëndësishme, por unë jam i sigurt se do të thotë edhe më shumë për mua sapo të mos jem këtu”, përfundoi mbrojtësi spanjoll.

Ramos ka folur edhe për sezonin e Barcelonës duke thënë se kanë pasur një sezon të shkëlqyeshëm duke fituar dy tituj, por sipas tij fitimi i Ligës së Kampionëve është si dy titujt, ose edhe më shumë. /Telegrafi/