Sergio Ramos ka pohuar se Real Madridi është ekipi më i mirë në botë para duelit ndaj Barcelonës.
Real Madridi shkon në Camp Nou me deficit prej 10 pikësh në dallim me Barcelonën, por Ramos thotë se ekipi i tij është më i mirë.
“Rivaliteti është rritur, dhe të shënsoh ndaj tyre është kënaqësi më e madhe se të shënosh ndaj cilit do rival tjetër”.
“Qetësia maksimale është kryesore në takime të tilla për të fituar, e që vërtet është e vështirë ndaj një skuadre të tillë”.
“Në fund të ditës, ne jemi ekipi më i mirë në botë dhe po luajmë ndaj një ekipi tjetër mjaft të mirë”.
“BBC janë të rrezikshëm për kualitetin e tyre dhe ata dinë të jenë vendimtarë”.
“Keylor Navas ka zëvëndësuar me sukses Iker Casillasin dhe është mirë kur ke dikë prapa që të jep qetësinë”, u shpreh Ramos. /Telegrafi/