Site icon Telegrafi

Ramos i përgjigjet ‘paranojës’ se Piques: Të gjithë e dimë botën e tij!

Sergio Ramos ka ‘goditur’ shokun e kombëtares spanjolle, Gerard Pique, duke deklaruar se tashmë të gjithë dinë për botën Piques, ku çdo gjë është një komplot kundër tij.

Mbrojtësi i Barcelonës, Pique u tregua i zëshëm gjatë mbrëmjes së kaluar(diel) duke kritikuar gjyqtarin Jesus Gil Manzano për penalltinë kontroverse të dhënë Real Madridit për një prekje me dorë të dyshuar nga futbollisti i Villarrealit, Bruno Soriano, në fitoren 3-2 me rikthim.

Lexo po ashtu Rifillon lufta virtuale, Pique publikon ‘prova’ se Los Blancos kanë përkrahjen e gjyqtarëve dhe medieve (Foto/Video)

Megjithatë, shoku i tij te Spanja, kapiteni i Realit, Ramos, ka ironizuar me akuzat e Piques, duke thënë se të gjithë e dinë botën e mbrojtësit të Barcelonës dhe do të çuditeshin nëse ato fjalë do thuheshin nga Messi.

“Unë do të çuditesha nëse ai do ishte (Lionel) Messi (i cili shkroi cicërimën)”, ka thënë Ramos në pyetjet pas fitores së ekipit të tij.

Lexo po ashtu Gazetat katalunase akuzojnë Realin për vjedhje

“Ne tashmë dimë lidhje me botën e Piques, ku çdo gjë është një komplot kundër tij”, përcjell Telegrafi.

“Gjyqtarët kanë një punë të vështirë, ne duhet të përpiqemi dhe t’i bëjnë ata më të rehatshëm. Gjyqtarët ndonjëherë gabojnë në favor të juaj dhe ndonjëherë kundër jush, por ju duhet të jeni të përgatitur për çdo gjë”.

Lexo po ashtu Ramos: U gëzova për humbjen e Barcelonës

“Ne nuk do të merremi me këto çështje, sepse kjo nuk do të ndryshojë asgjë, tre pikë do të shtohet dhe do të vazhdojmë të jemi të parët”, përfundoi kapiteni i Realit.

Ndryshe, Cristiano Ronaldo konvertoi penalltinë për të barazuar rezultatin për skuadrën e Zinedine Zidanes para se Alvaro Morata të shënoj golin e fitores. /Telegrafi/

Exit mobile version