Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka pranuar se ai është kënaqur me rezultatet e fundit negative të Barcelonës.
“Natyrisht, unë kënaqem kur gjërat shkojnë keq te Barcelona. Më pëlqen kur ne përfitojmë prej gabimeve të tyre”.
“Nuk i dua askujt një gjë të keqe, më pëlqen kur ata vuajnë për arsye sporitve. Gjithçka e keqe te Barca shkon në favor të Realit”.
“Fitorja jonë në Camp Nou ishte goditje e rëndë për ta. Një El Clasico është gjithmonë më shumë se tri pikë. Eshtë ndeshja e sezonit. Ishte vështirë për ta mentalisht”.
“Ata kanë mundur të vulosnin La Ligan, por ne reduktuam diferencën dhe tash lufta është shumë e hapur. Titulli ende është në duart e tyre”, u shpreh Ramos. /Telegrafi/