Site icon Telegrafi

Ramos: Një finale për dashamirët e futbollit

Sergio Ramos thotë se finalja e Ligës së Kampionëve është një ndeshje për dashamirët ef utbolilt.

Los Blancos shpëtuan mirë duke kaluar lehtë me një humbje prej 2-1 në udhëtim te Vicente Calderon.

Tash pasi arritën finalen ndaj Juventusit, Ramos beson se kjo sfidë është një sfidë për dashamirët e futbollit.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth finales së Cardiffit

“Ky grup është shumë i uritur. Do të jetë një ndeshje për dashamirët e futbollit”.

“Jam shumë krenar me ekipin për finalen e tretë në katër vite. Një gjë që vërtet është vështirë të arrihet”.

“Unë kam një marrëdhënie të mirë me Higuainin, por nuk dua që atij t’i lejoj as një centimetër hapësirë në finale. Do të jetë shumë tension në fushë”, deklaroi Ramos. /Telegrafi/

Exit mobile version