E ardhmja e Sergio Ramos ka qenë temë e shumë medieve në ditët e fundit, ku flitej se ai do të largohet nga Real Madridi pas më shumë se një dekade.
Ai ka dalë në konferencë për shtyp ku ka sqaruar gjithçka.
“Pas gjithë atyre gjërave që është folur ditët e fundit, zgjidhja më e mirë është të bëj këtë konferencë dhe të sqaroj gjithçka.”
“Nuk dua që askush të ketë dyshime. Unë dua ta mbyll karrierën time si futbollist te Real Madrid. Kur të më përfundojë kontrata do të largohem nga dera kryesore”.
💬 Rueda de prensa de @SergioRamos. #RMCity | #RealMadrid https://t.co/eDoZokUHIF
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 30, 2019
“Nuk dua të largohem nga Real Madridi dhe marrëdhënia ime me presidentin, siç e ka thënë edhe ati, është si babai me birin, por të gjithë kemi mosmarrëveshje me baballarët tanë. Zgjidhja më e mirë ka qenë të uleshim ballë për ballë pa ndërmjetës”.
“Nuk e kemi diskutuar asnjëherë çështjen ekonomike, thjesht kishte gjëra që nuk po më pëlqenin, gjëra që më lënduan dhe prandaj duhet të flisja me të”, ka thënë fillimisht Ramos.
Ai e pranoi se ka ofertë të madhe në tavolinë dhe se nuk e ka kërkuar largimin.
“Kina? Oferta është në tavolinë, nuk jam një person që gënjen. Marrëdhënia me presidentin nuk ishte ashtu siç doja unë dhe prandaj duhet të flisnim por nuk i kam kërkuar të largohem, kjo është një gënjeshtër”.
“Nëse ka lojtarë që do të vijnë dhe do të marrin më shumë para se unë, atëherë kjo do të thotë se klubi ka blerë lojtarë të nivelit të lartë. Te Real Madridi do të luaja falas”, ka thënë Ramos.
Ramos në fund tha se shokët e ekipit e kanë ditur që ai do të qëndrojë.
“Mbase nuk më është shfaqur dashuria që mendoja se meritoja dhe kjo është shumë e rëndësishme, shokët e ekipit më njohin dhe ata nuk kishin dyshime që do të qëndroja”, përfundoi ai. /Telegrafi/