Site icon Telegrafi

Ramos: Ndeshje e vështirë, por duam ta shkruajmë historinë

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se skuadra e tij dëshiron të futet në histori.

Real Madridi kërkon ta fitojë titullin e dytë me radhë pasi që edhe vitin e shkuar u stolisën me këtë trofe.

“Jemi të qetë dhe të koncentruar për sfidën e nesërme. Duam të fitojmë dhe të mbrojmë titullin si dhe të shkruajmë histori, duke fituar dy herë me radhë”.

“E dimë se do të jetë ndeshje e vështirë, përballemi me një skuadër të fortë, andaj duhet të jemi të koncentruar dhe të gatshëm për nesër”, ka thënë Ramos.

Spanjolli është një prej lojtarëve më të mirë të Realit këtë vit. /Telegrafi/

Exit mobile version